Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD-LSI, letër Ruçit për rrëzimin e dekretit të Metës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 13:32 | Politikë
PD-LSI, letër Ruçit për rrëzimin e dekretit të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, dhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i janë drejtuar me një letër Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kërkohet anulimi i rrëzimit të dekretit të Presidentit përligjin e “tatimit mbi të ardhurat”.

Në një dalje për mediat, Vasili tha se në këtë mënyrë, mazhoranca po uzurpon parlamentin. “Dekreti erdhi sepse po bëhej një ulje e pajustifikueshme dhe e paligjshme, që e kthente Kryeministrin dhe Parlamentin thjesht dhe vetëm në argat të oligarkëve, por edhe sepse ky dekret evidentonte dy shkelje madhore të Kushtetutës”, u shpreh Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë