Pikat e basteve, 1 javë përpara mbylljes

Tirana pa pika bastesh dhe kazino në çdo 100 metra do të duket si një qytet krejt tjetër. Nga 1 janari, kur hyn në fuqi ndalimi i kazinove dhe pikave të basteve, për shumëkënd do të jetë një mundësi për t’iu larguar vesit të kumarit.
Megjithëse, ligji për biznesin e kumarit lë hapësira për dyshime se tregu do të monopolizohet në vetëm një kompani online, në rrugët e Tiranës gjen lehtësisht komente pozitive për mbylljen e pikave të basteve.

“Një vendim shumë i drejtë, është një plagë sociale për mendimin tim, kështu që e përkrah maksimalisht”, thotë një qytetar.

Megjithatë, vesi thonë që del me shpirtin dhe kush do të kërkojë adrenalinën e kumarit, është i qartë se do ta gjejë, në një mënyre apo tjetër.

“Nuk jemi akoma gati për këtë. Unë jam një nga ata që jam i thekur për loto, por nuk është problemi tek unë, sepse unë e gjej mënyrën se si luaj sepse kam 15 vjet”, thotë një djalë.

Shkarkoni aplikacionin e A2