Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Studentët shkundën politikën. Ndryshime në qeveri? Çdo gjë hap pas hapi

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 14:27 | Politikë

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të reagojë pas protestës së studentëve, që sipas tij kaloi përtej thjesht kërkesave të tyre.

“Patjetër që kemi diskutuar për protestën e studentëve, të cilët i thonë vetes apolitikë, por që e kanë shkundur politikën, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë”, tha Rama. “Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë përtej tyre, për të qenë të denjë dhe në lartësinë e ambicieve dhe shqetësimeve të shoqërisë”.

I pyetur nga A2 për ndryshimet e përfolura në kabinet, Rama nuk përjashtoi asgjë. “Çdo gjë hap pas hapi, nuk e them fjalën e fundit të parën”, tha Kryeministri. “Unë e di radhën e lëvizjeve pasi mendohem gjatë para se të bëj çdo lëvizje. Do bëjmë të gjitha gjërat e duhura”.

Rama nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, që sipas tij nuk është e besueshme. “Është një sfidë e madhe që duhet të vetëkorrigjohemi. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat për një komunikim më të mirë, ku shoqëria të gjejë më shumë hapësirë”.

Rama konfirmoi se pas asamblesë së përgjithshme të Partisë Socialiste më 28 dhjetor, pritet që kryesia të mblidhet sërish mëngjesin e një dite më pas. Burime për A2 thonë gjithashtu se më 30 mars do të zhvillohet Kongresi para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në verën e vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli