Rita Ora në lidhje me “Spiderman”? Më shumë se thashetheme…

Muajin e kaluar nisën thashethemet e para se Rita Ora është në hapat e para të një lidhje me aktorin e famshëm të “Spiderman”, Andrew Garfield, ndërsa që prej asaj kohe nuk pati asnjë reagim.

Ndërkohë, këtë të hënë, “Daily Mail” ka postuar foto të këngëtares me origjinë shqiptare dhe aktorit të famshëm.

Ata janë fotografuar së bashku duke ecur në rrugët e Londrës, ku dukeshin mjaft të afërt.

Rreth 4 muaj më parë, Rita i dha fund lidhjes me Andrew Watt dhe që prej asaj kohe ishte e përqendruar në albumin e saj të dytë “Phoenix”, i cili u publikua në fund të muajit nëntor dhe tashmë duket se Viti i Ri do ta gjejë shqiptaren në krahët e një tjetër të dashuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN