Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rroca te Kukësi, përqafimi i Gjirokastrës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 16:59 | Futboll

Ndeshja në Gjirokastër, ndërmjet Luftëtarit dhe Partizanit ishte e fundit për Eduart Rrocën.

Në përfundim të lojës, mesfushori u përshëndet nga tifozët, të cilët i dhuruan duartrokitjet e merituara.

Fantazisti mbylli bashkëpunimin me Luftëtarin, skuadër me të cilën u aktivizua për tre vjet e gjysmë dhe tashmë do të nisë një aventurë të re te Kukësi.

Rroca mori përqafimin e qytetit, por edhe të shokëve të skuadrës, me të cilët ndau shumë gëzime, me Luftëtarin që pas dy edicioneve të shkëlqyera në Kategorinë Superiore, siguroi pjesëmarrjen historike në Europa League.

Për Rrocën pati edhe një dhuratë speciale nga shokët e ekipit, të cilët i dhuruan një top me firmat e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani