Taksa e Rrugës së Kombit frenon kosovarët

Taksa e Rrugës së Kombit ka tkurrur ndjeshëm hyrjet e shtetasve kosovarë në territorin shqiptar në muajt tetor dhe nëntor, periudhë kur ajo nisi të zbatohej.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit nëntor, në Shqipëri kanë hyrë rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një ulje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak.

Edhe në tetor numri i tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak. Pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj.

Rënia është vetëm në këto dy muaj, pasi si periudhë 10 mujore, fluksi i shtetasve kosovarë që kanë hyrë në Shqipëri është me rritje.

Në mes të muajit shtator filloi aplikimi i taksës së rrugës, prej 5 euro për një veturë. Kjo duket se ka ndikuar në frenimin e lëvizjes së shtetasve nga Kosova, që edhe në periudhën e dimrit vijnë për fundjava në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN