Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Taksat mblidhen te të vegjlit, shpëtojnë të mëdhenjtë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 18:31 | Ekonomi
Taksat mblidhen te të vegjlit, shpëtojnë të

Barra e taksave po rëndon mbi individët dhe bizneset e vogla, ndërkohë që qeveria nuk po arrin t’i mbledhë ato tek kompanitë e mëdha.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për 10-mujorin e vitit 2018, të ardhurat në buxhet arritën në 370 miliardë lekë, me rritje vjetore 13.6 miliardë lekë.

Por nëse analizojmë mbledhjen e taksave sipas zërave të veçantë, vihet re se rritja më e madhe është te tatimi mbi të ardhurat personale, për të cilën shqiptarët kanë paguar 14% më tepër se një vit më parë në paga dhe të ardhura të tjera dytësore. Në rritje janë edhe të ardhurat vendore, kryesuar nga taksa për bizneset e vogla dhe taksa e pronës.

Nga ana tjetër, për industrinë dhe bizneset e mëdha nuk regjistrohet i njëjti ritëm i mbledhjes së të ardhurave.

Taksa e akcizës është në rënie, së bashku me detyrimet doganore, taksat kombëtare, dividentin dhe tarifat mbi shërbimet.

Në rënie drastike regjistrohen edhe donacionet e huaja, ku grantet arrijnë në vetëm 61% të shumës së 2017-ës, me rreth 2.7miliardë lekë më pak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë