Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit

Besimtarët e krishterë kremtuan në mesnatë lindjen e Krishtit. Në meshën e mbajtur në katedralen ‘’Shën Pali’’, besimtarët u lutën për paqe, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre.

Mëngjesin e sotëm në kishën ‘’Ngjallja e Krishtit”, besimtarët ortodoksë kryen ritet fetare, ku nuk munguan mesazhet për më shumë mirësi mes njerëzve.

Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor.

Kjo festë ka si simbolikë përkujtimin dhe ardhjen e birit te Zotit në tokë, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Krishtlindja festohet edhe nga besimet e tjera, ku familjet mblidhen bashkë për të shkëmbyer dhurata.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN