Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bilanci tragjik i cunamit: 429 të vdekur, por me dhjetëra nuk gjenden ende

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 09:14 | Bota
Bilanci tragjik i cunamit: 429 të vdekur, por me dhjetëra nuk gjenden

Autoritetet indoneziane kanë përditësuar numrin e të vdekurve si pasojë e cunamit që ka përfshirë zonën e Sumatrës dhe Javës të shtunën e kaluar.

https://a2news.com/2018/12/23/pamje-dramatike-nga-cunami-qe-i-mori-jeten-qindra-personave-video/

Sipas burimeve zyrtare, të vdekurit kanë arritur shifrën e 429, por bilanci mbetet ende i përkohshëm duke parë që rreth 130 veta nuk i përgjigjen thirrjeve dhe janë deklaruar të zhdukur. Të plagosurit deri metani janë më shumë se 1400, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Të shtunën dallgë gjigande u përplasën në qytezat bregdetare të Sumatrës dhe Javas duke vrarë të paktën 320 vetë e duke plagosur mbi 1 mijë të tjerë.

Mendohet se aktiviteti i vullkanit Anak Krakatau shkaktoi rrëshqitje nënujore dheu, çka solli më pas dallgët shkatërruese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë