Bursat, dhjetori më i keq që prej Depresionit të Madh

Bursat botërore u mbyllën në rënie vigjiljen e Krishtlindjeve. Në Wall Street, indeksi Dow Jones humbi më shumë se 650 pikë, ndërsa indeksi Nasdaq dhe SP 500 ranë me mbi 2%.

Titujt në tregje po i drejtohen dhjetorit më të keq në histori, që prej Depresionit të Madh në vitet ’20-‘30. Dow Jones mbylli javën më negative, që prej krizës së vitit 2008, ndërsa Nasdaq ka hyrë zyrtarisht në një trend rënës, për shkak se ka rënë me mbi 20% në një periudhë të shkurtër.

Kriza është shtrirë edhe në Azi, ku indeksi Nikkei e Japonisë ra me 5%, ndërsa në Kinë, bursa e Shangait e mbylli ditën në humbje me 0.9%. Investitorët po i tremben një ngadalësimi të rritjes ekonomike botërore, që i shtohet frikës së luftës tregtare SHBA-Kinë dhe rezultatit të paparashikueshëm të Brexit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN