Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Diell, sërf dhe bikini, Krishtlindjet australiane janë super | FOTO

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 14:32 | Fotolajme

Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës dhe Amerikës bora është “kryefjala” e festave të fundvitit, në Australi, Krishtlindjet janë kremtuar nga mijëra njerëz duke u ngrohur nën rrezet e diellit, me temperaturat që kanë arritur deri në 29 gradë celsius.

E ndërsa shiu duket shumë i largët, mijëra vetë kanë dalë në plazh duke festuar në mënyrë “verore”, edhe pse pema e dekoruar nuk ka munguar buzë rërës.

Noti, sërfi dhe lojërat në ujërat e Oqeanit Paqësor kanë qenë aktivitetet kryesore të vendasve dhe turistëve që kanë fatin të shijojnë rrezet e diellit në këtë periudhë të veçantë të vitit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë