Festat e fundvitit, shqiptarët i kalojnë në shtëpi

Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare do t’i kalojnë në shtëpi festat e fundvitit, pasi nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar diku gjetkë.

Këtë problemin e ndjejnë edhe agjencitë turistike, përfaqësuesit e të cilave shpjegojnë se kërkesa ka kryesisht për vendet e rajonit dhe për të vizituar qytetet brenda Shqipërisë.

Mavrova, destinacion i preferuar nga shqiptarët në Maqedoni

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve do t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi. Pamundësia për të shpenzuar është arsyeja kryesore, që i pengon të udhëtojnë dhe të festojnë ndryshe.

Risia e këtij viti është se agjencitë turistike kanë pasur kërkesa kryesisht për udhëtime në vendet fqinjë, si dhe për vizituar qytetet brenda vendit.
“Shqiptarët zgjedhin vendet që janë afër, si Kolashin , Mavrovë, pra destinacione ku mund të shkohet me makinë. Këtë vit preferohen edhe destinacione brenda vendit”, pohojnë agjencitë.

Korça dhe zonat përreth mbahen si destinacion i preferuar dimëror brenda vendit

Periudha e fundvitit karakterizohet nga rritja e konsumit, për shkak të shpenzimeve të shtuara që bëjnë familjet për ushqim, por edhe për dhurata.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN