Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fier, pakujdesia e rojës mund të kushtonte rëndë: një i plagosur

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 12:13 | Kronikë
Fier, pakujdesia e rojës mund të kushtonte rëndë: një i

Mund të ishte një Krishtlindje tragjike për një të ri nga Patosi, i cili u qëllua nga kolegu i tij në zyrat e një shërbimi privat të sigurisë në Fier.

Sipas të dhënave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, aksidenti mes kolegëve u shkaktua nga pakujdesia e A.M, 58 vjeç banues në Fier, i cili po dorëzonte shërbimin. Arma e shkrepur plagosi kolegen e tij të ri te këmba, duke mos i rrezikuar atij jetën.

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF)_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF.

Roja po hetohet nga organet hetimore me akuzën “plagosje e lehtë nga pakujdesia”, sipas nenit 92 të Kodit Penal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë