Kjo është raketa kozmike që do të na çoj në Hënë!

Elon Musk nuk merr pushim as për festat e fundvitit. Miliarderi gjenial afrikano jugor, i njohur në të gjithë botën për krijimin e aplikacioneve si PayPal dhe makinave Tesla, ka vendosur së fundmi të përqendrohet seriozisht te kompania e tij SpaceX, me të cilën ëndërron të çoj turistë të thjeshtë në hapësirë.

SpaceX ka arritur deri më tani të finalizojë 20 testime me raketa të madhësive të ndryshme, por Elon Musk ka plane gjithmonë më shumë ambicioze.

Postimi i Elon Musk për raketën Starship

Ai sapo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë e raketës së re që po ndërtohet nga kompania e tij në Teksas, dhe që synon të transportojë së shpejti pasagjerë në planetin Hënë.

Detajet teknike të anijes kozmike Starship

Raketa hapësinore do të quhet Starship dhe në qoftë se udhëtimi deri në satelitin tonë do të shkojë mbarë, do të synojë aventurën në “planetin e kuq”, Marsin misterioz.

Raketa do të jetë dukshëm më e madhe se Saturn V që ka dërguar astronautët në Hënë, do ketë përbërje çeliku në mënyrë që ti rezistojë temperaturave të larta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN