Mynih, bredhi i krishtlindjeve kushton 2.3 mln euro

Në Gjermani festat vlejnë po aq sa ari. Me 63 kilogram flori i pastër, është përdorur nga ‘Pro Aurum’ një tregtar i madh në fushën e metaleve me vlerë, që për të celebruar denjësisht festat e fundvitit, krijoi këtë bredh krishtlindjesh që vlen plot 2.3 milion euro.


Pema vezulluese 3 metra e lartë, është krijuar duke përdorur një mbajtëse plastike mbi të cilën janë vendosur 2018 monedha ari të Filarmonisë së Vjenës . Bredhi i artë u ekspozua në Mynih.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN