Një ditë me babagjyshin në Tiranë… – A2

Një ditë me babagjyshin në Tiranë…

Nuk ka rëndësi ku jetojnë dhe as si mbërrijnë te fëmijët, me slitë, nga oxhaku apo nga dritarja. Në këto ditë fundiviti babagjyshët janë të kudondodhur, të adhuruar nga të vegjlit të vetmit që i rrëfejnë sekretet dhe dëshirat.

Një nga shume babagjyshët e këtyre ditëve qëndron në shtëpizën e improvizuar në qendër të Tiranës. Së bashku, me dy elfë, takon pafund fëmijë, njihet me dëshirat e tyre, ndërsa prindërit në heshtje mbajnë shënime.

Por edhe babagjyshi ka të fshehtat e tij, të cilat pranoi të na i rrëfente e kur nuk kishte fëmijë. Përtej rolit në këto ditë, ai është Florenci, 34 vjeç nga Tirana, ekonomist dhe babai i një djali të vogël. Edhe pse paguhet 250 lekë ora, thotë se këtë detyrë e ka zgjedhur ta bëjë për kënaqësi.

Edhe për një javë babagjyshët si Florenci do të jenë në qarkullim për të marrë urimet dhe dëshirat e fëmijëve. Ndërsa babagjyshët e vërtetë, do të kujdesen në fshehtësi për dëshirat e të vegjëlve dhe për të ruajtur sa më gjatë këtë gënjeshtër të bardhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2