Nuk ndalet rënia e euros, niveli më i ulët që prej 2008-ës

Euro po pëson rënie të reja çdo ditë, duke krijuar shqetësim te të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë ose kryejnë transaksione me të, si eksportuesit.

Monedha europiane po shkëmbehet me 122.7 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit 2008. Rënia e euros po shkaktohet nga shtimi i sasisë së saj në qarkullim, çka ka rritur ofertën përballë një kërkese që mbetet e dobët nga importuesit dhe tregtarët.

Banka e Shqipërisë gjykon se dobësimi i monedhës europiane është sezonal, teksa apelon agjentët ekonomikë që të marrin masa për të amortizuar efektet negative.

Një ditë më parë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se situata po monitorohet dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje e Bankës Qendrore nëse trendi rënës vijon.

Shkarkoni aplikacionin e A2