Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sejko: Ekonomia u ngadalësua në gjysmën e dytë të 2018

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 09:49 | Ekonomi
Sejko: Ekonomia u ngadalësua në gjysmën e dytë të 2018

Ekonomia e Shqipërisë është ngadalësuar gjatë pjesës së dytë të vitit. Këtë e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas tij, faktorët që kanë sjellë këtë ngadalësim janë prodhimi i energjisë dhe investimet e ulëta publike.

Ritmi i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur në ngadalësim gjatë tremujorit të tretë, duke sugjeruar për një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike në gjysmën e dytë të vitit.

Në këndvështrimin e kërkesës agregate, rritja ekonomike duket se ka vijuar të mbështetet nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga rritja e eksporteve shqiptare.

Nga ana tjetër, kahu konsolidues i politikës fiskale, gjatë tremujorit të tretë dhe pjesës më të madhe të tremujorit të katërt, ka qenë më i fortë se ai i parashikuar, duke sjellë një kontribut më të ulët se parashikimi të shpenzimeve publike në rritjen ekonomike.

https://a2news.com/2018/12/24/ekonomia-e-varur-nga-bizneset-shqiptare-pak-ndikim-te-huajt/

I pyetur nga A2 News, Sejko nuk përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes në tregun valutor, në rast se Banka konstaton rreziqe për objektivin e inflacionit.

Në rast se do të shohim çrregullime në përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë dhe do të shohim që kursi i këmbimi do të ndikojë në nivelin  e inflacionit do të vazhdojmë në programin e  ndërhyrjeve, përndryshe jo sepse ne kemi një regjim të lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri”, deklaroi për A2 guvernatori i Shqipërisë.  

Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Mbikëqyrës pas plotësimit të vendeve vakante, u vendos për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 1%.

Sipas Këshillit, kjo ndihmon në nxitjen e kërkesës, rrit punësimin, pagat dhe presionet e brendshme inflacioniste, ndërsa rritja e kësaj norme nuk pritet të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani