Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Serbia-Tiranës: Tërhiq njohjen për Kosovën

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 18:45 | Politikë
Serbia-Tiranës: Tërhiq njohjen për Kosovën

Pak ditë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i ka drejtuar një letër homologut shqiptar, Edi Rama.

Përmes saj, Beogradi zyrtar kërkon që Shqipëria të tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës. “Letra është një thirrje për Prishtinën për të ndaluar provokimet. Siç tha presidenti, ne nuk do të kthehet në dialog, deri sa taksa është në fuqi”, mësohet të jetë shprehur Brnabiç.

Por burime për A2 zbulojnë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama. Shefi qeverisë duket se ka “larë duart” me Serbinë, duke e adresuar dialogun mes dy shteteve. “Zgjidhjen gjejeni me Kosovën se është shtet sovran”, mësohet të ketë shkruar ndër të tjera Rama.

Javët e fundit, marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë acaruar dhe asnjëra nga palët nuk po lëshon tërren. Letrën e ka dënuar dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që e cilëson si provokim të hapur letrën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë