Shpërthimi i Etnës, tërmete dhe kufizime në fluturime – A2

Shpërthimi i Etnës, tërmete dhe kufizime në fluturime

Vullkani më i lartë e më aktiv i Evropës, Mali Etna, shpërtheu në prag të Krishtlindjeve duke shkaktuar lëkundje të tokës dhe mbylljen e aeroportit të Katanias në Sicili. Kolona të mëdha hiri u panë të dilnin nga maja e vullkanit.

Shpërthimet e Etnas janë relativisht të shpeshta por sipas institutit Italian te gjeofizikës dhe vullkanologjisë është vërejtur një rritje graduale e aktivitetit gjatë muajve të fundit.

Etna është padyshim vullkani më aktiv në Evropë

Mediat italiane raportojnë se mbi 130 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Aeroporti i Katanias u rihap të martën me kufizime operative.

Ndërkohë, aeroporti i Tiranës por edhe aeroportet e rajonit nuk janë të rrezikuara nga shpërthimet e Etnës.

Kushtet atmosferike në rajonin e Ballkanit pengojnë lëvizjet ajrore Jugperëndimore të cilat mund të transportonin hirin vullkanik dhe grimcat e çliruara në ajër drejt brigjeve tona.

Shkarkoni aplikacionin e A2