Trofeu historik, festa e “çmendur” e River Plate | FOTO – A2

Trofeu historik, festa e “çmendur” e River Plate | FOTO

Dështuan të arrinin në finale të Botërorit të Klube, por kjo pak rëndësi ka për tifozët e River Plate, të cilët dhuruan një atmosferë të jashtëzakonshme pasditen e së hënës teksa festuan triumfin në Kupën Libertadores.

Një ndeshje që dukej sikur nuk do të mbyllej kurrë, ajo me rivalin historik të Boca Juniors, e cila në fund u mbyll me triumfin e River Plate.

Tifozët e kësaj skuadre mbushën rrugët dhe stadiumin El Monumental, aty ku festuan së bashku me lojtarët trofeun që nuk do të harrohet kurrë për këtë ekip.

Shkarkoni aplikacionin e A2