Arbritrat zgjedhin më të mirët e vitit

Enea Jorgji mbetet arbitri më i mirë shqiptar. Pas vlerësimit nga trajnerët e Kategorisë Superiore, tashmë 34-vjeçari u vlerësua edhe nga Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, si më i miri për vitin 2018.

Asistenti më i mirë u vlerësua Rejdi Avdo, ndërsa për femra çmimi i takoi Emanuela Rustas. Në analizën për gjysmën e parë të sezonit, presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati evidentoi ndryshimin e madh të këtij sezoni në futbollin shqiptar: qasjen ndryshe ndaj punës së ‘‘xhaketave të zeza’’.

Megjithatë, më e vështira pritet të vijë. Kur kanë mbetur vetëm dy faza nga kampionati dhe të gjitha skuadrat garojnë për objektiva, lufta bëhet më e fortë dhe akuzat nuk mungojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN