Dështon seanca në Kosovë, opozita sulmon qeverinë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dështoi. Shkak për këtë u bënë deputetët e koalicionin qeverisës, të cilët nuk u paraqitën në sallë.

Në këtë seancë do të diskutohej draft-marrëveshja e përgatitur nga qeveria për dialogun me Serbinë. Dështimi i seancës nervozoi deputetët e partive opozitare që folën me tone të ashpra në prononcimet për media.

Deputetët e opozitës qëndruan në sallën e Kuvendit përreth 2 orë, në pritje të ndonjë njoftimi për fatin e seancës. Dhe pasi nuk morën asnjë informacion, ata vendosën të largoheshin.

Opozita kosovare kundërshton planin e qeverisë për dialogun me Serbinë dhe nuk ka pranuar të jetë pjesë e ekipit negociator.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN