Garat ku mund të fitosh 7 milionë dollarë në 2 minuta

Në garat me kuaj, të pasurit zakonisht bëhen edhe më të pasur. Fondet e çmimeve vazhdojnë të rriten dhe në disa gara të veçanta çmimet mund të jenë marramendëse.

Në vitin 2018, “Pegasus World Cup” arriti të siguronte një buxhet prej 16 milionë dollarësh. Jo më kot quhet sporti i mbretërve, pasi pasuria që mund të mbledhësh është mbretërore.

Gara zhvillohet në Florida dhe të 12 pjesëmarrësit paguan nga 1 milionë dollarë si “biletë” për t’u futur në garë, ndërsa pjesën tjetër të parave e vendosën organizatorët. Vendi i parë mundi të siguronte 7 milionë dollarë. Jo keq, për një garë që zgjat 2 minuta.

Por nuk është kjo gara e vetme ku mund të fitosh kaq shumë para në kaq pak kohë. Edhe “Dubai World Cup”, që zhvillohet çdo vit prej 1996-s ka një buxhet prej 12 milionë dollarësh dhe fituesi merr pjesën më të madhe, plot 7,2 milionë dollarë.

Ndërsa gara “Everest” në Australi organizohet prej vetëm dy vitesh, por sërish ka befasuar të gjithë duke ofruar një çmim të parë prej 4,5 milionë dollarësh, ndërsa mjaftojnë vetëm 600 000 dollarë për t’u regjistruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN