Koreja ndryshon shije për qentë, jo më ushqim! – A2

Koreja ndryshon shije për qentë, jo më ushqim!

Koreja e Jugut po distancohet nga industria e mishit të qenve, diçka që shënohet nga mbyllja e një prej thertoreve më të mëdha.

Familjet koreane po i shohin gjithmonë e më tepër qentë si kafshë shtëpiake. Në vend të saj po lind një tjetër industri, ajo e shërbimeve për qentë, e cila vlen tashmë 1.4 miliardë dollarë dhe pritet të katërfishohet brenda vitit 2020.

Vitin e kaluar, Presidenti Moon Jae-In adoptoi një qen, çka u pa si një mesazh ndaj industrisë së mishit të qenve.

Edhe dhurata e Kim Jong Un gjatë samitit të dy Koreve ishin dy këlyshë të vegjël, të cilët u bënë të njohur si këlyshët e paqes.

Ndërkohë, organizatat humanitare po mbështesin financiarisht fermerët vendas që të largohen nga rritja e qenve.

Një sondazh i fundit tregoi se 70% e koreanojugorëve të pyetur shprehen se nuk do të hanë mish qeni në të ardhmen. Kjo përbën një rritje të konsiderueshme nga 44% tre vite më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2