Kosovë, Kuvendi diskuton draft-marrëveshjen me Serbinë

Kuvendi i Kosovës zhvillon sot një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga qeveria për dialogun me Serbinë. Në rendin e ditës diskutohet dokumenti i përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës: “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërkohë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rifillon në janar. Kjo është konfirmuar nga ekipi negociator i Prishtinës. Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj tha pas takimit me krerët e shtetit të Kosovës se temat që priten të hapen për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur. Por Serbia ritheksoi edhe njëherë se nuk do të ketë dialog pa heqjen e taksës 100%.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN