Kosovë-Serbi, më 8 janar në Bruksel: Jo shkëmbim territoresh

“Me 8 janar jemi ftuar nga BE për të caktuar temat e diskutimit për dialogun me Serbinë”.

Në këtë mënyrë u shpreh Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i ekipit negociator pas takimit të zhvilluar me liderët shtetërorë për dialogun me Serbinë. Ai kërkoi që të gjitha forcat politike të Kosovës të bëhen bashkë me një qëndrim për të mirën evendit. Të njëjtën gjë kërkoi edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Duke qenë të bashkuar do të kemi rezultate më të mira në dialogun Kosovë-Serbi, që përshinë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB”, u shpreh Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Kreu i shtetit më pas braktisi konferencën e përbashkët, duke thënë se ka një takim tjetër.

Pas largimit të Thaçit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, folën për idenë e shkëmbimit të territorit me Serbinë.

Ndër të tjera, Ahmeti, Haradinaj dhe Veseli i bënë thirrje opozitës që të heqë dorë nga bojkotimi dhe të bëhet pjesë e diskutimeve dhe ekipit negociues për dialogun me Serbinë. Gjithashtu, kryeparlamentari kritikoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke thënë se ai nuk është lider i moderuar. Për t’u bërë një i tillë duhet të njohë Kosovën.

Shkarkoni aplikacionin e A2