Lëvizja për Universitetin i përgjigjet Ramës: Shumë pak, shumë vonë, me hile

Pas vendimeve të marra gjatë mbledhjes së Qeverisë dhe daljes publike të Kryeministrit Rama, reagon edhe lëvizja Për Universitetin, një nga pjesët më aktive të protestës së studentëve.

Në një komunikatë në rrjetet sociale ata e gjykojnë paketën e ofruar nga Rama si “shumë pak, shumë vonë, me hile”.

Në veçanti, ata kundërshtojnë faktin që tarifat e masterit do të mbeten po aq të larta, dhe që pesha e fuqisë studentore në zgjedhjet universitare nuk do të tejkalojë 10%, “ 300 herë më pak se ajo e profesorëve”, dhe që bordet e Administrimit do të jenë sërish nën kontroll shtetëror.

Çdo ulje kuotash si ajo e mbështetur nga Kryeministri sipas tyre do të shtyjë studentët drejt universiteteve private, “duke sjellë miliona shtesë për pronarët e tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN