Milan ka harruar fitoren: Barazimi me Frosinonen rrezikon Gattuson

Milani i Gennaro Gattuso nuk po sheh dritë në fund të tunelit të përfaqësuar nga kriza e rezultateve në kampionat.

Pas humbjes me Fiorentinën në shtëpi, kësaj radhë i duhet të barazojë pa gola kundër modestëve të Frosinones, duke rrezikuar disa herë kapitullimin, që mungoi falë një super Donnarumma.

Për Milanin vetëm një shtyllë nga Castillejo në pjesën e parë, më pas asgjë, me një Higuain edhe njëherë zhgënjyes.

Kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht praninë e tyre në Champions vitin e ardhshëm, si dhe të ardhmen në stol të Gennaro Gattusos.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN