Mos shpresoni kot, Heidi Klum fejohet me rokerin

Për Hajdi Klum, këto Krishtlindje nuk mund të ishin më të mbara. Modelja 45 vjeçare mori dhuratën perfekte nga i dashuri i saj…një unazë të madhe fejese!

I SAID YES ❤️

Gepostet von Heidi Klum am Montag, 24. Dezember 2018
Postimi në Facebook i Heidi Klum

Klum njoftoi në rrjetet sociale se ishte fejuar me 29 vjeçarin Tom Kaulitz, kitarist i grupit të muzikës rok, Tokio Hotel.

Modelja me fëmijët e saj

“I thashë po”, pohoi Klum e cila tregoi gjithashtu unazën e saj të re. Zërat se Klum ishte lidhur me muzikantin u përhapën në muajin mars, kur çifti u fotografua duke u puthur.

Klum gjatë martesës me këngtarin Seal

Modelja gjermano amerikane ka katër fëmije me ish bashkëshortin Seal. Ata kanë qenë të martuar nga 2005 deri ne vitin 2014-të.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN