Ngjarja e rëndë e Laprakës, policia identifikon një prej autorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Laprakë, ku një vajzë 17-vjeçe ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa një tjetër person, shtetasi Erion Bengo, 23 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

A2 ka mësuar se persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në makinën ku ndodheshin dy të rinjtë, në një rrugicë, ndërsa kanë mundur më pas të largohen me motoçikletë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, por shtetasja Griselda Gjikola, 17 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa Erion Benga, 23 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Rreth 3 orë pas ngjarjes së rëndë, policia njofton se ka bërë të mundur identifikimin e një personi, i cili dyshohet si autor i kësaj ngjarje, që pas uniformave blu ka ndodhur për motive të dobëta.

Për arsye hetimi, policia nuk e bën të ditur emrin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN