Rama: Nuk preket buxheti, ligji i arsimit të lartë nuk ndryshon

Për realizimin e “paktit për universitetin”, nuk do të preket buxheti i shtetit dhe as ligji për arsimin e lartë.

Gjatë komunikimit të vendimeve të marra nga kabineti i tij para publikimit të këtij pakti, Kryeministri tha: “Nuk ka asnjë arsye të preket ligji, ai është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullit, ndaj asnjë pakicë e pakicës së pakicës nuk mund ta ndryshojë”.

Për kërkesën e rritjes së buxhetit të arsimit në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, Rama tha se do të shpjegohet gjerësisht në publikimin e paktit për universitetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN