Ronaldo shpëton Juven nga humbja e parë, Gjimshiti i shënon Berishës

Dy shqiptarët e Atalanta-s, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, nuk ja dolën t’i shkaktonin Juventusit humbjen e parë në Serie A këtë sezon, i cili u shpëtua nga portugezi Ronaldo.

Atalanta e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen dhe protagonist negativ u bë pikërisht shqiptari Berat Gjimshiti, i cili i shënoi autogol Berishës.

Por pavarësisht këtij momenti, Atalanta tregoi se është një skuadër tejet e vështirë këtë sezon për të mëdhatë, duke gjetur forca të realizojë dy gola.

Një ditë më parë, Allegri u shpreh se do të shohë ndeshjen nga stoli me Ronaldon, por e kuptoi se portugezi e ka vendin në fushën e lojës dhe jo në stol.

Pikërisht ky ndërrim bëri që Juventusi të mbesë i pamposhtur në Serie A këtë sezon edhe pse janë luajtur 18 javë, nga të cilat 16 janë fitore për bardhezinjtë.

Me këtë barazim, diferenca me vendin e dytë në renditje shkon në kuotën e 9 pikëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN