“Salah ikën nga Liverpool nëse klubi blen një lojtar hebre” – A2

“Salah ikën nga Liverpool nëse klubi blen një lojtar hebre”

Liverpool's Mohamed Salah during the Premier League match at Anfield, Liverpool. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Saturday September 22, 2018. See PA story SOCCER Liverpool. Photo credit should read: Dave Thompson/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Është lojtari më i dashur për tifozët dhe ylli i vërtetë i skuadrës së Liverpool. Por kohët e fundit është vënë shpesh një mungesë entuziazmi nga ana e egjiptianit.

Dhe për të ndezur më tepër polemikat ka menduar e përditshmja izraelite “Jerusalem Post”, e cila shkruan se Salah po mendon të largohet nga Liverpool për një arsye jo dhe aq sportive. Sipas gazetës klubi anglez po mendon të blejë sulmuesin e Salzburg Moanes Dabbur, i cili është izraelit. Dhe kjo është problem për Salah. Një problem thuajse i pakalueshëm.

Edhe pse njerëzit pranë numrit 11 të Reds janë vënë në lëvizje për të përgënjeshtruar lajmin, ai tashmë ka bërë xhiron e botës. Kjo edhe sepse Salah ka pasur më parë probleme me lojtarë izraelitë, siç ka ndodhur kur në kohën që luante te Bazel nuk i kishte dhënë dorën kundërshtarëve të Maccabi Tel Aviv.

Shkarkoni aplikacionin e A2