Shaqiri nuk ndalet, City po! – A2

Shaqiri nuk ndalet, City po!

Xherdan Shaqiri po kthehet në idhullin e ri në “Anfield”! Lojtari me origjinë nga Kosova ka fituar të gjithë besimin e trajnerit dhe tashmë po ia shpërblen atë.

Liverpooli mori një tjetër fitore të pastër dhe të thellë, duke mposhtur 4-0 Newcastle dhe një prej golave të tyre u shënua pikërisht nga Shaqiri.

https://www.youtube.com/watch?v=At_wdfkmg78

“The Reds” e ka çuar në 6 tashmë diferencën nga Manchester City, i cili u mposht sërish, këtë herë nga Leicester.

Të besuarit e Guardiola-s dominuan takimin në transferë, por Leicester tregoi se është ai zot shtëpie, duke fituar 2-1.

Një fundviti i tmerrshëm për City-n, ndërsa i mrekullueshëm për Liverpool dhe Shaqirin.

Shkarkoni aplikacionin e A2