Si nuk hyri ai top? Mbrojtësit holandez ende nuk i besohet!

Jemi mësuar me gola të dyshimtë, me topin që nuk dihet mirë a kalon apo jo linjën “fatale”.

Por rasti që ka për protagonist mbrojtësin e AZ Alkmar Mats Seuntjens është gati i pabesueshëm.

Momenti i trajektorjes së habitshme të topit

Futbollisti holandez mendoi se kishte shënuar një gol të bukur me një parabolë që kishte tejkaluar portierin kundërshtarë, por topi pasi ra mbi linjën e portës në vend që të depozitohej në rrjetë, merr një hark të çuditshëm dhe del jashtë mes habisë të lojtarëve dhe spektatorëve të pranishëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN