Solskjaer ringjall Man. United dhe Pogba!

Ole Gunnar Solskjaer ka ringjallur Manchester United. Në dy ndeshje dy fitore, por ajo që është më e rëndësishmja është loja dhe dëshira e treguar nga “Djajtë e Kuq”, të cilëve nën drejtimin e Mourinhos u kishte “vdekur” dëshira për të luajtur futboll.

Këtë të mërkurë, Machester mposhti 3-1 Huddersfield, në një ndeshje të dominuar totalisht. Njeriu i takimit ishte francezi Pogba, autor i dy golave. Edhe ai një njeri problematik nën drejtimin e Mourinhos, i cili tashmë duket se ka gjetur veten me trajner norvegjezin.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në renditje në vendin e 6 me 32 pikë, por sërish larg zonës që të çon në Champions sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2