Zbardhet agjenda e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Më 28 dhjetor Partia Socialiste do të zhvillojë edhe mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të saj. A2 ka mundur të sigurojë agjendën e mbledhjes, kryefjalë e të cilës do të jetë organizimi i strukturave për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Ndër pikat që do të diskutohen janë miratimi i agjendës politiko-organizative për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, miratimi i strukturave partiake dhe krijimi dhe vënia në funksionim i shtabeve elektorale.

Gjithashtu do të diskutohet për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste në 30 mars 2019 dhe për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN