Asambleja e PS, priten vendime të rëndësishme – A2

Asambleja e PS, priten vendime të rëndësishme

Lëvizja studentore e dhjetorit e shkundi qeverinë dhe këtë fakt e pohoi i pari vetë kryeministri Rama. Një ditë më parë, ai mori përgjegjësitë e kabinetit që drejton.

Pas mbledhjes së kryesisë dhe vendimeve në mbledhjen e qeverisë për plotësimin e kërkesave të studentëve, hapi i radhës është Asambleja Kombëtare, e cila do të mbahet ditën e premte.

Gazetarja e A2, Marsela Karapanço raporton detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodh ditën e nesërme. A2 ka mësuar se pritet të ketë surpriza me vendime të rëndësishme. Burime jo zyrtare brenda PS pohojnë se nesër pritet të ketë ndryshime, por ende është e paqartë nëse këto i referohen nëse do të ketë ndryshime brenda kabinetit qeveritar, zëvendësime brenda tyre apo do të ketë persona që do të vijnë nga jashtë radhëve të PS për të marrë një karrige në kabinetin “Rama 2” kjo mbetet për t’u mësuar ditën e nesërme.

Shkarkoni aplikacionin e A2