Atentati në Laprakë, autori i dyshuar një 19-vjeçar nga Puka

Detaje të reja dalin nga atentati i një nate më parë të ndodhur në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë një e mitur ndërsa një tjetër person është në gjendje të rëndë.

Policia ka kontrolluar me imtësi të gjithë zonën te ish-parku i autobusëve mbrëmjen e të mërkurës, ku dyshohet se fshihej një prej autorëve të ngjarjes. Autoritet thonë se e kanë identifikuar njërin prej tyre, por për arsye hetimi nuk kanë dhënë detaje.

Megjithatë, mësohet se autori i dyshuar është një 19-vjeçar nga Puka, i cili banonte në këtë zonë. Kontrollet do të vijojnë edhe jashtë Tiranës, pasi dyshohet se personi mund të jetë larguar nga qyteti.

Rindërtimi i ngjarjes nga policia

Griselda Gjikolaj dhe Erjon Benga ndodheshin në një lokal në zonën e Laprakës dhe sapo kanë dalë prej andej, dy persona që ndodheshin në të njëjtin lokal janë afruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar të paktën katër herë me pistoletë.

Benga ka mundur të largohet nga makina, por një prej plumbave ka kapur nga pas edhe 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj, e cila ka mbetur e vdekur në vend. 23-vjeçari Benga ka mundur të shkojë me mjetin e tij në Spitalin e Traumës që ndodhet fare pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN