Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Athinë, shpërthen pakoja bombë afër kishës, shkakton dy të plagosur

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 13:12 | Ballkani

Një shpërthim i fuqishëm ka zgjuar sot banorët e Athinës. Burimet e policisë greke pohojnë që në mëngjesin e sotëm, rreth orës 7, një bombë artizanale ka shpërthyer në lagjen qendrore të Kolonaki, në afërsi të kishës së Shën Dionizit.

Forcat speciale greke hetojnë në vendngjarje

Orari i herët dhe ndërhyrja e shpejtë e forcave antiterror mundësuan një shpërthim deri diku të kontrolluar, ku mbetën të plagosur një polic dhe një punëtor i kishës.

Vendi i shpërthimit, në rrugën Skoufa.

Sipas ekspertëve, bomba nuk i përket asnjë prej modeleve të grupeve terroriste të njohura, një kuti metalike me disa shishe me lëndë eksplozive të lidhura bashkë. Ekspertët flasin gati për një “testim” makabër nga ana e autorëve, që gjithsesi duken të trajnuar.

Kisha e Shën Dionizit, ku ndodhi shpërthimi

Autoritetet janë të preokupuara nga fakti që akti nuk është paralajmëruar, gjë që mund të shkaktonte viktime të shumta në një zonë shumë të frekuentuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë