Australia mbërthehet nga i nxehti ekstrem

Australianët po vuajnë nga vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin. Mëngjesin e së enjtes meteorologët parashikuan se termometri do të shkonte 49 gradë në rajonin e Pilbara në perëndim, 2 gradë më pak se sa temperatura më e lartë e regjistruar ndonjë herë në Australi.

I nxehti ekstrem ka përfshirë edhe shtetet e Victorias, Uellsit të ri jugor, dhe disa pjesë të Kuinslend. Temperaturat në jug janë nga 10 deri në 14 gradë celsius më të larta se sa mesatarja.

Autoritetet kanë ngritur alarmin për zjarre dhe në të paktën 23 zona është ndaluar përdorimi i mjeteve ndezëse.

Janari është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i verës australiane, dhe shumë persona i druhen faktit se ky mund të jetë fillimi i një viti shumë të nxehtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN