Energjia, OSHEE me plan masash për festat

Konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm në shkallë vendi në këto ditë festash.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ky është bërë shkak për defekte të ndryshme në rrjet, kombinuar edhe me motin e keq të disa ditëve më parë.

Një situatë e tillë ka detyruar OSHEE-në të kalojë në gatishmëri dhe të ngrejë grupe pune, duke bërë edhe një plan masash për të garantuar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të saj, ka publikuar hartat dhe numrat e emergjencës, si dhe ka siguruar bazën materiale për riparimin e çdo avarie të mundshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN