Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gol vendimtar, Emanuele Ndoj hero te Brescia

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 08:20 | Futboll
Gol vendimtar, Emanuele Ndoj hero te Brescia

Emanuele Ndoj është kthyer në heroin e Brescias në Serinë B italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi golin e fitores 3-2, që skuadra e tij regjistroi në ndeshjen ndaj Cremoneses.

Një rrjetë me shumë vlera, sepse erdhi në minutën e fundit të takimit, por mbi të gjitha i dha Brescias një sukses shumë të vlefshëm në garën drejt ngjitjes në elitën e futbollit italian. Ekipi i mesfushorit pozicionohet në vendin e dytë në renditje dhe është një prej kandidatëve kryesorë për t’u kthyer në Serinë A.

Ky ishte goli i parë sezonal për Emanuele Ndoj, me 22-vjeçarin shqiptar që është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Brescian, por edhe në një element me të ardhme në Kombëtare, ku ka besimin e trajnerit Kristian Panuçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë