Hapen procedurat për përzgjedhjen e gjyqtarëve antikorrupsion – A2

Hapen procedurat për përzgjedhjen e gjyqtarëve antikorrupsion

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat për përzgjedhjen e gjyqtarëve antikorrupsion. Të parët që duhet të përgjigjen me shkrim nëse do jenë pjesë e Gjykatës Antikorrupsion janë gjyqtarët e Krimeve të Rënda.

Kriteri i ligjit tranzitor thotë se brenda dy javësh gjyqtarët duhet të japin pëlqimin me kriterin e vetëm atë të kufizimit të privatësisë.

Ligji i ri për SPAKU-n, parashikon që gjyqtarët e saj, veç figurës së pastër duhet të deklarojnë çdo qindarkë dhe të jenë imtësisht të kontrolluar duke garantuar në këtë mënyrë pastërtinë dhe imazhin e gjyqtarit.

E nëse askush prej tyre nuk pranon kushtin, atëherë gara do të çelet për të tjerë gjyqtarë, ku KLGJ pritet të bëjë emërime të përkohshme deri sa gjithsecili prej tyre të kalojë Vettingun.

Me krijimin e Gjykatës Antikorrupsion, në janar pritet të marrin jetë edhe institucionet e reja, që pritet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta shtetërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2