Hiqen kontrollet e dyfishta në kufi me Kosovën

Qeveria shqiptare miraton një ndryshim të rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas një publikimi në Twitter të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, do të hiqen kontrollet e dyfishta dhe policë të të dy shteteve do të realizojnë bashkërisht kontrollin.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, i cili paralajmëron edhe hapa të mëtejshëm.

“Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN