Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Mbreti” i memeve në A2, Sejko: Nga nesër tre ditë tubim, na mohuan lejen si të ishim ekstremistë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 14:07 | Aktualitet

Genc Sejko muajt e fundit është shndërruar në një personazh mjaft të njohur në rrjetet sociale, si autori që fshihet pas disa prej memeve më sarkastike ndaj politikës shqiptare, shpesh herë i marrë borxh edhe në pankartat e protestës së studentëve.

I ftuar në A2, Sejko tregoi për protestën që po organizon ditën e nesërme, si dhe zbulon diçka mbi identitetin e tij.

Sipas Sejkos, tubimi i nesërm u ideua në nëntor si protestë e migrantëve të diasporës. Kemi tre pika, keqqeverisja, korrupsioni dhe kriminaliteti në vend. Lëvizja studentore na nxori pak “anash”, por sot kemi shtuar disa klauzola në mënyrë që te bashkojmë të gjithë shqiptarët për të protestuar.

Pjesa më e madhe do ti kushtohet sërish studentëve, por do të shtohen elementë specifikë për diasporën si “ vota e emigrantëve dhe çmimi i biletave që kanë efekt direkt mbi emigrantët”.


Genc Sejko në studiot e A2

Autoritetet nuk kanë dhënë leje për aktivitetin e nesërm, por sipas Sejkos “nuk ekziston më termi leje, ne thjesht njoftuam policinë për tubimin e nesërm në orën 5, që mund të refuzohet sipas Kushtetutës vetëm nëse cenohet siguria kombëtare”.

Kjo nuk pranohet nga djali i ardhur nga Londra, sepse sipas tij protesta do të jetë “paqësore, evropiane, sillni familjet tuaja” she sepse “në Bularat erdhën ekstremiste grek dhe nuk u cenua e drejta e tubimit, kurse diaspora që është kontribuues me remitancat pengohet për të ushtruar një të drejte kushtetuese”.

Edhe pse presidenti Meta e ka ftuar që tubimi pa leje të zhvillohet brenda Presidencës, Sejko thotë që ai do të zhvillohet vetëm në rrugë. Ai nuk do të politizohet por ka mendimin e tij politik: “Një qytetar i mirë nuk i bindet Qeverisë, e kundërshton atë kushdo të jetë. Kemi rezervat tona ndaj çdo partie të momentit, por duhet opozitë e vazhdueshme ndaj padrejtësive në vend”.

Sejko premton që do të japë kontributin e tij duke thumbuar pushtetin edhe kur të kthehet në Angli, ku banon prej 20 vitesh. Dhe jep detaje për veten: “Jam me origjinë çame nga Filati, i lindur në Shkodër nga familje e persekutuar. Jam thjesht një shqiptar i shqetësuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë