NATO 2018: Stërvitja në Serbi, një nga pikat kulmore të vitit | VIDEO

Përmes një videoje të publikuar në kanalin e vet në YouTube, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior ka bërë një përmbledhje të vitit 2018, duke e cilësuar si tepër të rëndësishëm për të gjithë aleatët.

Mes pikave kulmore të këtij viti, NATO konsideron stërvitjen e realizuar në Serbi gjatë muajit tetor, një shtet që dy dekada më parë bombardohej nga aleanca për shkak të krimeve të kryera në Kosovë.

Samiti i korrikut dhe misioni në Irak janë gjithashtu dy prej momenteve vendimtare, por edhe stërvitja masive e realizuar në Norvegji, si pjesë e përgjigjes ndaj asaj që NATO e konsideron agresion rus.

Përveç problemeve me Rusinë, marrëdhëniet me të cilën janë ndoshta në pikën më të keqe që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë, ka qenë një vit i i vështirë për NATO-n edhe për shkak të kërkesës së vazhdueshme të Presidentit amerikan Donald Trump që të gjithë anëtarët të paguajnë kontributin e tyre në nivelin e kërkuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN