Serie A mund të pezullohet

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka thënë se po mendon që të pezullojë ndeshjeve të kategorisë së parë pas skenave të dhunës të shfaqura një ditë më parë gjatë para ndeshjes Inter-Napoli, ku si pasojë humbi jetën edhe një tifoz, por edhe ofendimeve raciste në drejtim të lojtarit të Napolit Kalidou Koulibaly.

“Është diçka që do ta marrim në konsideratë”, tha Gravina për “Il Messaggero”. “Duhet të koordinohemi, kemi probleme me rendin publik dhe duhet të vendosim nëse do të luhet futboll apo jo. Jam i shqetësuar nga kjo klimë surreale. Edhe disa prej lojtarëve në “San Siro” ishin nervozë”.

Gravina tha se po komunikon me ministrinë e sportit dhe Komitetin Olimpik për të marrë një vendim përfundimtar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN