SHBA, rekord blerjesh për fundvit

Pagat e rritura dhe çmimet e karburanteve në rënie favorizuan blerjet e festave në Shtetet e Bashkuara. Përfituesit kryesorë kanë qenë tregtarët e mëdhenj online si Amazon, që kanë realizuar miliarda dollarë xhiro.

Blerjet për sezonin e fundvitit janë në nivelin më të lartë të gjashtë viteve të fundit për Shtetet e Bashkuara. Tregtia me pakicë nga 1 Nëntori deri në mbrëmjen e Krishtlindjeve u rrit me 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Diferenca e vërtetë bëhet nga shitjet online, të cilat regjistruan një rritje me 19% krahasuar me vitin e kaluar. Gjigandi Amazon njoftoi një rekord të ri blerjesh, ndërsa lajmëroi edhe shitjen e miliona pajisjeve të prodhuara nga kompania.

Përgjatë pushimeve, klientët shpenzuan mbi 850 miliardë dollarë. Shitjet u mbështetën nga rritja e pagave dhe rënia e çmimeve të karburanteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN